Një nga aktivitetet e zyrës sē Erasmus + nē Kosovē është promovimi i përvojave (testimonials) të organizatave/institucioneve/individëve që kanë përfituar nga Programi Erasmus+ .
Prandaj, meqenēse Agjencia pēr Arsim dhe Aftēsim Profesional dhe Arsim pēr tē Rritur është përfituese e projekteve nga programi Erasmus + pēr Qendrat e Kompetencës, drejtoresha Fikrije Zymberi ishte e ftuar të promovoj projektet e fituara dhe ato tē cilat janē nē proces. Gjithashtu gjatë këtij takimi ka ndarë pērvojat dhe sfidat, për të inkurajuar shkollat tjera profesionale tē aplikojnē pēr projekte tē ndryshme ndērkombētare sipas nevojave dhe profileve pērkatēse qē kanē.