Konferenca ndërkombëtare për zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional

Përfaqësues të shkollave nga disa shtete, si dhe përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe shkollave në Kosovë, moren pjesë në Konferencën ndërkombëtare për zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, e cila është organizuar nga Qendra e Kompetencës në Ferizaj dhe Qendra e Trajnimeve “Diakonie” në Mitrovicë, në kuadër të projektit “VET to VET – Ndërtimi i kapaciteteve për Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Në hapje të konferencës, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërije Nagavci tha se arsimin dhe aftësimin profesional e kanë kryefjalë të agjendave duke ndjekur kështu trendin evropian të zhvillimit dhe avancimit në këtë lëmi. “MASHTI ka prioritizuar arsimin profesional duke e radhitur në nivelin më të lartë të prioriteteve, të bindur se zhvillimi dhe aftësimi profesional janë çelës i zhvillimit ekonomik të vendit dhe mundësi për absorbim të lehtë të të rinjve tanë në tregun e punës”, tha ministrja Nagavci. Duke folur për punën që po bëhet në drejtim të zhvillimit dhe avancimit të këtij segmenti të arsimit bashkë me partnerët zhvillimorë, ministrja Nagavci shprehu dëshirën që sa më shumë shkolla profesionale të Kosovës të përfshihen në projekte si ky, që përmes shkëmbimeve direkte të sjellin në shkollat tona përvoja të mira dhe moderne të ofrimit të shërbimeve.

Kurse drejtoresha e Agjencise për Arsim dhe Aftësim profesional dhe Arsim për të Rrritur Fikrije Zymberi, theksoi se 6 Qendrat e Kompetencës nën menaxhimin e AAAPARr-së janë një udhërrëfyes se sit ë vazhdohet më tutje për një arsim cilësor në fushën e AAP. “Ne në agjenci jemi të pajisur me statistika, evidencë lidhur me statusin e nxënësve pas përfundimit të shkollës, punësimet e tyre, vetëpunësimet, shkalla e braktisjes si indikator. Momentalisht në totalin e përqindjes së të diplomuarve rreth 50% të tyre veçse janë të punësuar.Gjithashtu jemi edhe në proces të ngritjes së kapaciteteve të nxënësve përmes projekteve ndërkombëtare, “ ka theksuar Zymberi. Ajo gjithashtu I ka njoftuar të pranishmit se AAAPARr është anëtare e EVBB-së që është paraparë si objektivë në Strategjinë e Arsimit 2022-2026 për ndërkombëtarizim.

Ndërkaq, për projektin “VET to VET” dhe rezultatet e tij që nga fillimi në vitin 2021 foli udhëheqësi dhe koordinatori, Nicolla Alimenti.
Pjesë e këtij projekti janë shkolla profesionale evropiane dhe nga Ballkani Perëndimor si Italia, Finlanda, Holanda, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnja, si dhe 20 shkolla vendore profesionale përfshirë edhe sektorët e biznesit, Odën e Infermierëve, Qendrat e Kompetencës dhe Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional.

Të dhënat për kontakt

© Copyright AAAPARr. Të gjitha të drejtat e rezervuara