Fikrije Zymberi, drejtoresh e AAAPARr-së, është takuar me përfaqësuesit e projektit nga Swisscontact. Në këtë takim është diskutuar për emërimin e një task-force të përbërë nga MASHTI-AAAPARr-Kolegjiumi nga Asociacioni i Komunave, për të realizuar një vlerësim për arsimin profesional. Koncepti mendohet të pilotohet në Qendrat e Kompetencës dhe disa shkolla nën menaxhimin e komunave për zhvillimin e njësive zhvillimore brenda shkollave sipas një modelit Zvicrës, i cili projekt është duke u implementuar në Shqipëri.
Këto njësi zhvillimore do të përbëhen nga :’’Koordinatorë për marketing, për cilësi, për zhvillim të biznesit, zhvillim të projekteve, për zhvillim dhe orientim në karrierë etj ”.
Ky koncept është i vendosur edhe në Ligjin për Arsimin Profesional, i cili është në ri-shqyrtim. Pilotimi i këtyre njësive zhvillimore në 4-5 shkolla e ndihmon bazën ligjore të ligjit për AP, i cili poashtu e parasheh strukturën e shkollave.
Kushtrim Bajrami përfaqësues nga Projekti Swisscontact, kërkoi mbështetje nga Agjencia e AAPARr-së për të filluar këtë pilotim në 4-5 shkolla dhe dy Qendrat e Kompetencës.
Drejtoresha Zymberi deklaroi se përkrahja e saj dhe nga Agjencia nuk do të mungojë asnjëherë, duke shprehur rëndësinë e rrjetëzimit të shkollave profesionale, si dhe trajnimet e nivelit të 5-të që ofrohen nga Agjencia.
Në fund të takimit, u propozua të mbahet një punëtori dhe të ftohen përfaqësuesit e Qendrave të Kompetencës, , përfaqësues nga akterët tjerë relevant për të diskutuar edhe për kriteret e përzgjedhjes së shkollave si dhe formën e lidhjes së bashkëpunimit.