Qendrat e Kompetencës, pjesë e Panairit të Edukimit 2023

Në Panairin e Edukimit 2023, morën pjesë edhe nxënësit e gjashtë Qendrave të Kompetencës që janë pjesë e AAAPARr-së; Qendra e Kompetencës ’’11 Marsi’’Prizren;  Qendra e Kompetencës ’’Shtjëfen Gjeçovi” Prishtinë; Qendra e Kompetencës Skenderaj; Malishevë;  Ferizaj dhe Qendra e Kompetencës në Prizren. Nxënësit prezantuan punën dhe aktivitetet e tyre në bazë të drejtimeve dhe profileve përkatëse duke i njohur të rinjtë dhe pjesëmarrësit tjerë në panair me qendrat e tyre, si një mundësi promovimi, informimi dhe bashkëpunimi.

Pra, pasi që AAP furnizon tregun me të gjithë profesionistët e mesëm, që janë motori i çdo ekonomie sa i përket burimeve njerëzore.

Gjithashtu të bëhet ngritja e vetëdijes së nxënëseve për t’i ndjekur mësimet në këto qendra profesionale, kontribuimi në tregun e punës dhe zhvillimit social të vendit, krijimin e lidhjeve në mes punëdhënësve dhe punëkërkueseve etj.

Të dhënat për kontakt

© Copyright AAAPARr. Të gjitha të drejtat e rezervuara