Vizitë e Ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, në Qendrat e Kompetencës Ferizaj dhe Prizren

Qendrat e Kompetencës në Prizren dhe Ferizaj janē themeluar dhe mbështetur nga projektet e mëhershme të Agjencisë për Bashkëpunim Zhvillimor të Luksemburgut në Kosovë. Sē bashku me ambasadorin e Qeverisë sē Luxemburgut nē Kosovē z. Eric Dietz vizituam keto dy Qendra pēr tē parē dhe diskutuar mundësitë dhe strategjitë për rritjen e numrit të nxënësve që do të ndjekin mēsimin nē QK-Prizren nē tē cilēn u organizua punētori pēr kētē qēllim dhe zhvillimet e deritashme nē tē dy Qendrat e Kompetencēs.

Qendrat e Kompetencës, pjesë e Panairit të Edukimit 2023

Në Panairin e Edukimit 2023, morën pjesë edhe nxënësit e gjashtë Qendrave të Kompetencës që janë pjesë e AAAPARr-së; Qendra e Kompetencës ’’11 Marsi’’Prizren;  Qendra e Kompetencës ’’Shtjëfen Gjeçovi” Prishtinë; Qendra e Kompetencës Skenderaj; Malishevë;  Ferizaj dhe Qendra e Kompetencës në Prizren. Nxënësit prezantuan punën dhe aktivitetet e tyre në bazë të drejtimeve dhe profileve përkatëse duke i njohur të rinjtë dhe pjesëmarrësit tjerë në panair me qendrat e tyre, si një mundësi promovimi, informimi dhe bashkëpunimi. Pra, pasi që AAP furnizon tregun me të gjithë profesionistët e mesëm, që janë motori i çdo ekonomie sa i përket burimeve njerëzore. Gjithashtu të bëhet ngritja e vetëdijes së nxënëseve për t’i ndjekur mësimet në këto qendra profesionale, kontribuimi në tregun e punës dhe zhvillimit social të vendit, krijimin e lidhjeve në mes punëdhënësve dhe punëkërkueseve etj.

Certifikohen 15 këshilltarët e parë të karrierës të nivelit të 5-të

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 15 këshilltarëve të parë të karrierës përmes programit kualifikues të akredituar të nivelit të 5-të, organizuar nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, roli dhe funksioni i të cilëve është esencial për të ofruar shërbime cilësore në ngritjen e vetëdijes së nxënësve për përzgjedhjen e profesionit dhe për orientimin e tyre në karrierë. Ministrja Nagavci me këtë rast ka theksuar se, më shumë se kurrë për të rinjtë tanë, informimi për mundësitë e arsimit është shumë i nevojshëm, gjithashtu është e rëndësishme që të rinjtë të kenë informacione për nevojat e tregut. Prandaj sipas saj, për t’i përmbushur këto kërkesa qendrat nëpër shkolla po luajnë një rol të rëndësishme në këtë aspekt, duke sqaruar se janë themeluar 16 qendra të karrierës. Nagavci tha se, politikat e Ministrisë janë të fokusuara në reformimin e stafit të shkollave profesionale dhe të gjitha veprimet të cilat janë ndërmarrë vërtetojnë përkushtimin tonë për t’ju ofruar nxënësve tanë informata dhe instrumente për ti zbuluar afinitetet e tyre, në mënyrë që atyre të ju sigurojmë një të ardhme më premtuese.“Të rinjtë tanë është e nevojshme të kenë informacione për shkolla profesionale dhe nevojat e tregut të punës, çfarë lloje profilesh ofrojnë ato, për kohëzgjatjen e shkollimit, për realizimin e mësimit praktik në ndërmarrje, mundësinë e punësimit, që ata të orientohen drejt tregut dhe pas shkollimit ta kenë më të lehtë punësimin”, ka thënë ajo.Ministrja Nagavci tha se, qendrat e karrierës me bazë në shkolla profesionale, së bashku me këshilltarët e karrierës luajnë një rol shumë të rëndësishëm në orientimin e nxënësve për përzgjedhjen e profesionit, andaj Ministria e Arsimit mbështet fuqizimin e komponentës së orientimit dhe këshillimit në karrierë, përmes ndërmarrjes së një sërë masash gjatë dy viteve të fundit.Nagavci falënderoi Qeverinë zvicrane, e cila përmes projektit “Rritja e punësimit për të rinj-EYE” po mundëson jetësimin e themelimit të qendrave të karrierës, zhvillimin dhe akreditimin e programit kualifikues dhe kualifikimin e këshilltarëve të karrierës, ndërsa këshilltarëve të karrierës, ju uroi suksese në rolin e tyre të ri, derisa ftoj komunat që të identifikojnë nevojat në nivel komune për këshilltarë të karrierës. Fikrije Zymberi, u.d. i drejtorit në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, tha se programi politik është duke i’u mundësuar që të ketë shërbime të karrierës. “Kemi ardhur në një ceremoni mjaftë të rëndësishme. Kjo tregon që vullneti, programi politik është ai që po na mundëson që shërbimet e karrierës të funksionalizime dhe të futen në sistem si aktivitet të qëndrueshëm. Ju uroj shumë suksese ne realizimi e aktiviteteve këshilltarëve dhe gjenerata e të reja që do të pasojnë”, tha ajo. Për rëndësinë e standardizimit dhe institucionalizimit të shërbimeve të orientimit në karrierë dhe certifikimin e këshilltarëve të parë në karrierë folën edhe Jean Christophe Favre, udhëheqës për Ekonomi dhe Punësim dhe Këshilltar Rajonal nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, i cili ka theksuar se Këshilltarët e karrierës kanë një rol të rëndësishëm që t’i udhëzojnë të rinjtë që ta vazhdojnë karrierën e tyre. ”Tregu i punës është një hapësirë shumë e rëndësishme ku takohen punëtoret dhe kompanitë. Në të kaluarën shumë të largët shqetësimi ishte për mundësi të punës, tani shqetësimi është mungesa e fuqisë punëtore. Kjo do të thotë së është shumë e mirë për të rinjtë dhe të tjerët sepse nëse ata trajnohen do të kenë mundësi më të mëdha për punësim. Për të rinjtë nuk është e lehtë të vendosin për karrierën e tyre”. Edona Turtulla Rada, e cila është drejtoreshë nga Qendra e Kompetencës Prizren, tha se si institucion i parë i akredituar e falënderojnë MAShTI-në, AAAPARr-në dhe donatorët për përkrahjen. Ajo shtoi se deri të ky sukses ka pasur shumë sfida dhe ka qenë një punë dy vjeçare. Në fund ministrja Nagavci, Fikrije Zymberi, Jean Christophe Favre e Edona Turtulla Rada kanë ndarë certifikata për 14 këshilltarët e karrierës që kanë diplomuar. Ndryshe, programi për këshilltarë të karrierës është kualifikuar dhe validuar nga Autoriteti Kombëtare e Kualifikimeve, ndërsa Qendra e Kompetencës në Prizren e cila është në menaxhim të AAAPARR-së është institucioni i parë publik i akredituar për ofrimin e programit të trajnimit të nivelit të 5-të.

Vizita zyrtare në Shqipëri

Në kuadër të takimeve me institucionet relevante të arsimit në Shqipëri, drejtoresha e AAAPARr-së, së bashku me disa zyrtar të këtij institucioni, vizituan edhe Kolegjin Profesional të Tiranës. Ky kolegj ofron kualifikime profesionale dhe të nivelit të V-të, për këtë arsye biseduam dhe ndamë përvojat tona me stafin e këtij institucioni arsimor.

Konferenca ndërkombëtare për zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional

Përfaqësues të shkollave nga disa shtete, si dhe përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe shkollave në Kosovë, moren pjesë në Konferencën ndërkombëtare për zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, e cila është organizuar nga Qendra e Kompetencës në Ferizaj dhe Qendra e Trajnimeve “Diakonie” në Mitrovicë, në kuadër të projektit “VET to VET – Ndërtimi i kapaciteteve për Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga Bashkimi Evropian. Në hapje të konferencës, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërije Nagavci tha se arsimin dhe aftësimin profesional e kanë kryefjalë të agjendave duke ndjekur kështu trendin evropian të zhvillimit dhe avancimit në këtë lëmi. “MASHTI ka prioritizuar arsimin profesional duke e radhitur në nivelin më të lartë të prioriteteve, të bindur se zhvillimi dhe aftësimi profesional janë çelës i zhvillimit ekonomik të vendit dhe mundësi për absorbim të lehtë të të rinjve tanë në tregun e punës”, tha ministrja Nagavci. Duke folur për punën që po bëhet në drejtim të zhvillimit dhe avancimit të këtij segmenti të arsimit bashkë me partnerët zhvillimorë, ministrja Nagavci shprehu dëshirën që sa më shumë shkolla profesionale të Kosovës të përfshihen në projekte si ky, që përmes shkëmbimeve direkte të sjellin në shkollat tona përvoja të mira dhe moderne të ofrimit të shërbimeve. Kurse drejtoresha e Agjencise për Arsim dhe Aftësim profesional dhe Arsim për të Rrritur Fikrije Zymberi, theksoi se 6 Qendrat e Kompetencës nën menaxhimin e AAAPARr-së janë një udhërrëfyes se sit ë vazhdohet më tutje për një arsim cilësor në fushën e AAP. “Ne në agjenci jemi të pajisur me statistika, evidencë lidhur me statusin e nxënësve pas përfundimit të shkollës, punësimet e tyre, vetëpunësimet, shkalla e braktisjes si indikator. Momentalisht në totalin e përqindjes së të diplomuarve rreth 50% të tyre veçse janë të punësuar.Gjithashtu jemi edhe në proces të ngritjes së kapaciteteve të nxënësve përmes projekteve ndërkombëtare, “ ka theksuar Zymberi. Ajo gjithashtu I ka njoftuar të pranishmit se AAAPARr është anëtare e EVBB-së që është paraparë si objektivë në Strategjinë e Arsimit 2022-2026 për ndërkombëtarizim. Ndërkaq, për projektin “VET to VET” dhe rezultatet e tij që nga fillimi në vitin 2021 foli udhëheqësi dhe koordinatori, Nicolla Alimenti.Pjesë e këtij projekti janë shkolla profesionale evropiane dhe nga Ballkani Perëndimor si Italia, Finlanda, Holanda, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnja, si dhe 20 shkolla vendore profesionale përfshirë edhe sektorët e biznesit, Odën e Infermierëve, Qendrat e Kompetencës dhe Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional.

ËSHTË INAUGURUAR PUNËTORIA E FLOKËTARISË NË QENDRËN E KOMPETENCËS “SHTJEFËN GJEÇOVI”

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, drejtoresha e Agjencisw pwr Arsim dhe Aftwsim profesional dhe Arsim pwr tw Rritur, Fikrije Zymberi inauguruan Punëtorinë e Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual dhe ndërlidhjen e arsimit dhe aftësimit me nevoja të tregut të punës. Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, Ministria e Arsimit e ka prioritizuar arsimin profesional duke e radhitur në nivelin më të lartë të prioriteteve, të bindur se zhvillimi dhe aftësimi profesional janë çelës i zhvillimit ekonomik të vendit dhe mundësi për punësim të lehtë të të rinjve tanë në tregun e punës. Nagavci ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut dhe donatorët tjerë, Agjencinë e Arsimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur, Autoritetin e Kombëtar të Kualifikimeve dhe Qendrën e Kompetencës, për bashkëpunimin konstruktiv në jetësimin e arsimit dual në këtë profil dhe profile të tjera.Ajo tha se kjo është iniciativë e cila ka rezultuar e suksesshme, falë bashkëpunimit të sinqertë të të gjitha palëve për t’ju ofruar shpresë të rinjëve tanë.Për rëndësinë e këtij investimi dhe mundësinë që nxënësit të marrin shkathtësitë bazë në punëtori e më pas t’i praktikojnë në sallone foli edhe Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, i cili tha se Qeveria e Luksemburgut ka qenë dhe është partner afatgjatë i Kosovës dhe jemi krenarë që po mbështesim sektorin e arsimit, në veçanti atë të arsimit dhe aftësimit profesional. Drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur, Fikrije Zymberi tha se nxënësit tanë vërtetë kanë nevojë për përfitimin e shkathtësive përmes mësimit dual të cilin e ka mundësuar Qeveria e Kosovës dhe është mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut.Profili i Flokëtarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë ka 21 nxënës, të cilët tri ditë mësimin e realizojnë në klasë dhe dy ditë në Punëtori.

Diplomon gjenerata e IV për “Asistentëve për fëmijë/ nxënës me nevoja të veçanta arsimore”

Në fjalën përshendetëse, drejtoresha e AAAPARr-së  Fikrije Zymberi  theksoi rëndësinë e kualifikimit të të diplomuarve duke u zotuar se Institucioni të cilin ajo e drejton do të vazhdojë edhe më tutje në përkrahjen e tyre edhe për gjeneratat tjera në të ardhmën. Kurse Ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërije Nagavci, theksoi se në plan të ministrisë është angazhimi i 100 asistentëve dhe gjatë këtij viti është ndarë buxheti për kompletim të stafit, kuadrove të kualifikuara sipas standardeve të përcaktuara nga PEARSON. Andaj kurorëzimi i këtij programi, shtoj me tej nagavci të shpërblehet me punësimin e këtyre të diplomuarve nëpër Komunat e Kosovës për të lehtësuar punën për fëmijët me nevoja të veçanta. Ky kualifikim është një storie e suksesit në ofrimin, zbatimin, cilësinë dhe punësimin e Asistentëve. Krejt kjo falë bashkëpunimit dhe përkushtimit të MASHTI-it, AAAPARr-së dhe akterëve tjerë, me qëllim për të përgatitur profesionit që të sherbejnë kategorive të ndjeshme të fëmijëve dhe nxënësve.

Konferenca e V-të e AAAPARR-së   “Cilësia në AAP-Atraktivitet në tregun e punës”

Është mbajtur Konferenca e V-të vjetore e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur “Cilësia në AAP-Atraktivitet në tregun e punës”. Para tw pranishmwve u shfaq video promovuese me të arriturat e Qendrave të Kompetencës.  Me pas drejtoresha e Agjencisë, Fikrije Zymberi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët zhvillimorë për kontributin e tyre të vazhdueshëm në avancimin e AAP-së. Zymberi  mes shumë të ftuarve nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, prezantoj të arriturat e Agjencisë gjatë vitit 2022, të cilat janë të arritura domethënëse që ndikojnë në përmirësimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe ngritjen e cilësisë në Qendrat e Kompetencës. Natyrisht, u diskutua edhe për sfidat të cilat janë të shumta dhe mundësit që bashkë me përkushtim dhe vizion të bëjmë zgjidhje cilësore në ballafaqimin me to.  Ne mesin e shumë të ftuarve, ishte edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Me këtë rast, ministrja Nagavci, theksoi rolin vendimtar të sistemit të Arsimit Aftësimit Profesional (AAP) në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të një shteti. Ministrja tha se MASHTI dhe Qeveria e Kosovës janë duke e trajtuar me prioritet AAP-në, ndërsa përmendi një varg iniciativash që janë ndërmarrë dhe po ndërmerren për ta përmirësuar gjendjen. Ndër të tjera, ministrja Nagavci përmendi themelimin e Komisionit Ekzekutiv për avancimin e AAP-së në nivel të Kryeministrisë, i cili do të mundësojë një bashkërenditje më të mirë ndërinstitucionale sa i përket sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional. Po ashtu, ajo theksoi edhe faktin se tashmë ka filluar implementimi i arsimit dual në katër profile, ndërsa përmendi edhe ridefinimin e kritereve për financimin e shkollave profesionale, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave. “Në finalizim e sipër është dokumenti i kornizës kurrikulare të AAP-së, dokument ky i cili ka ngelur i papërfunduar që nga viti 2018. Ky dokument do të jetë udhërrëfyes për strukturimin e kurrikulave që do të ofrohen në shkolla profesionale”, tha ministrja, pasi që përmendi edhe shumë veprime që po ndërmerren me qëllim të avancimit të sistemit të AAP.Me prezencë dhe prezantime domethënëse konferencën e pasuruan panelistët dhe prezantuesit e institucioneve udhëheqëse relevante.

Të dhënat për kontakt

© Copyright AAAPARr. Të gjitha të drejtat e rezervuara